Modelja dhe këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Afërdita Dreshaj dhe bashkëshorti i saj, Jakub Kindl festuan dyvjetorin e martesës. Këtë përvjetor ata zgjodhën ta shijojnë në Miami të Floridës.

Duket se bashkëshorti i bukuroshes shqiptare është mjaft i kujdesshëm, sepse zgjodhi një formë të veçantë për t’i treguar se sa shumë e do. Me trëndafila të bukur dhe një mesazh emocionues, hokeisti çek e befasoi Afërditën.

“Gëzuar përvjetorin. Të dua”, ishte meszhi që ajo pranoi nga bashkëshorti i saj.

Ata kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë në qershor të vitit 2018./21Media