Këngëtarja e njohur shqiptare, Afërdita Dreshaj, ka pozuar para aparatit të fotografitë të njohur, Fadil Berishës.

Ky fotosesion është shumë i veçantë për Afërditen e cila shumë shpejt do të bëhet nënë për herë të parë.

“Sepse ky set është shumë i veçantë për mua, zgjodha fotografin më special për të kapur këtë moment. Mezi po pres t’i ndaj ato me të gjithë”, ka shkruar Afërdita krahas fotografisë së publikuar në rrjetin social Instagram, ku shihet e veshur me një fustan të zi të ngushtë.

Afërdita Dreshaj dhe bashkëshorti i saj Jakub Kindl do të bëhen prindër për herë të parë.

Në muajin tetor Afërdita ka treguar se ajo dhe bashkëshorti i saj do të bëhen me një djalë. Poashtu Afërdita ka bërë të ditur se pritet të lind në muajin mars të 2021-tës./21Media