Këngëtarja shqiptare, Afërdita Dreshaj, është testuar për koronavirus.

Ajo ka thënë se për shkak që ka udhëtuar shumë dhe për të parandaluar çdo rrezik, ka bërë testin për Covid-19 dhe këtë e ka treguar përmes një postimi në InstaStory.

Afërdita ka rezultuar negative, teksa krahas postimi që ka bërë ka shkruar  “Për shkak se kemi udhëtuar shumë, donim të ishim të sigurt që nuk kishim Covid”.

Së fundmi, Afërdita realizoi fotosesionin e parë të shtatzënisë./21Media