Afërdita Dreshaj dhe bashkëshorti i saj Jakub Kindl, në muajin mars u bënë prindër për herë të parë. Çifti u bë me një djalë të cilin e ka pagëzuar djalin me emrin Sky blue që në shqip do të thotë “Qielli i kaltër”.

Afërdita së fundmi u ka dhënë mundësi fansave të pyesin më shumë rreth jetës e karrierës përmes opsionit ‘pyetje-përgjigje’ në Instagram. Afërdita ka pranuar një pyetje rreth sekretit për një martese të lumtur,

“Ne jemi takuar në një lokal sushi. Ne nuk jemi vetëm të martuar dhe të dashuruar, ne jemi miq të ngushtë. Gjithmonë bëjmë gjëra së bashku dhe e përkrahim njëri-tjetrin në gjithçka”, ka qenë pergjegjia e Afërdites.

Dashurinë e tyre mes vete çifti nuk heziton ta shfaq edhe në rrjetet sociale. Në çdo postim ata shfaqen tejet të lumtur afër njëri-tjetrit,