Afërdita Dreshaj po jeton ditë të mbresëlënëse derisa është në pritje të ëmbël. Ajo po shihet mjaft e lumtur në imazhet e shumta që po publikon në rrjete sociale.

Së fundmi, modelja dhe këngëtarja në instagram publikoi në instastory tri imazhe mjaft të bukura, teksa shihet me barkun e rrumbullakosur.

Me flokë të lëshuara dhe e veshur me fustan të zi, Dreshaj thjesht shkëlqen në fotografitë e fundit.

Afërdita Dreshaj dhe hokeisti çek, Jakub Kindl janë martuar në qershor të vitit 2018, ndërsa në këtë vit priten të bëhen prindër./21Media