Dy vjet pasi u martuan, Afërdita Dreshaj dhe Jakub Kindl do të bëhen prindër për herë të parë. Çifti po e shijon çdo moment të pritjes së ëmbël.

Dyshja aktualisht janë duke qëndruar për pushime në Miami, nga ku fotot dhe videot e bukura nuk mungojnë në rrjete sociale.

Në këto postime bie në sy Afërdita e cila duket në super formë.

Kujtojmë se, Afërdita dhe Jakubi do të bëhen me një djalë./21Media