Këngëtarja Afërdita Dreshaj dhe bashkëshorti i saj, hokeisti çek, Jakub Kindl sot festojnë datë të shënuar. Personi i zemrës së modeles kosovare sot feston ditëlindjen, shkruan rtv21.tv

Me rastin e ditës së veçantë të bashkëshortit, Afërdita e ka uruar atë me foto dhe mbishkrime tejet të veçanta.

Modelja dhe këngëtarja në instastory ka publikuar imazhe tejet të bukura, në të cilat shihet me personin e zemrës, e krahas së cilave ka lënë mbishkrime domethënëse.

Afërdita Dreshaj dhe hokeisti çek, Jakub Kindl janë martuar në qershor të vitit 2018, ndërsa në këtë vit priten të bëhen prindër./21Media