Ndodhet jashtë vendit deri më 13 mars

Ndodhet jashtë vendit deri më 13 mars

Në procesin gjyqësor kundër Alban Gecit, Lulzim Berishës, Dalip Brahimit, Bujar Gërbeshit, Ismet Salihut dhe Rrahim Brahimit të akuzuar për organizim te skemave piramidale dhe fajde ishte paraparë të dëgjohet këngëtari Afrim Muqiqi, në cilësinë ë dëshmitarit. Por nga gjykata rezulton se Afrim Muqiqi kishte njoftuar se nuk mund të marrë pjesë në seancë sepse gjendet jashtë vendit deri më 13 mars.

Muqiqi po konsiderohet palë e dëmtuar në rastin ku Alban Geci akuzohet për organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm, ndërsa Lulzim Berisha për fajde. Bashkë me dy të akuzuarit e lartcekur, akuzohen edhe Dalip Brahimi, Bujar Gërbeshi, Ismet Salihu, Rrahim Brahimi, të gjithë të akuzuar për krim të organizuar, fajde, detyrim, organizim të skemave piramidale si dhe bixhozit të paligjshëm

Sipas aktakuzës, Bujar Gërbeshi nga janari i vitit 2017 deri në dhjetor të vitit 2018 i ka dhënë para me fajde të dëmtuarit Afrim Muqiqit. Prokuroria thotë se këngëtarit iu dhanë rreth 10 mijë euro ndërsa i dëmtuari Muqiqi në periudha të ndryshme kohore është detyruar që që të kthejë  shumën prej 10-30 %, në emër të kamatës për borxhin.

Procesi gjyqësor në këtë rast tashmë ka nisur ndërsa KALLXO.com mëson se Muqiqi është ftuar të jetë dëshmitar në seancën e radhës ku ai pritet të japë dëshminë e tij për ngjarjen./kallxo.com