80 aksidente komunikacioni për një ditë

80 aksidente komunikacioni për një ditë

1728 është numri i tiketave të shqiptuara nga Policia e Kosovës gjatë ditës së martë.

Sipas raportit 24 orësh të policisë, vetëm dje kanë ndodhur gjithsej 80 aksidente, prej tyre asnjë me fatalitet, 22 me të lënduar dhe 58 të tjera pa të lënduar.

Gjithashtu gjatë ditës së martë janë arrestuar 17 persona, në mbajtje janë dërguar 11, kurse dy në vuajte të dënimit./21Media