Gjatë ditës së premte policia ka shqiptuar 778 gjoba për mos respektim të masave ndaj COVID-19 të vendosura nga institucionet e vendit.

Ligji për parandalimin dhe luftimin e pandemisë së COVID-19, është miratuar në muajin gusht nga Kuvendi i Kosovës. Gjobat për mosrespektim të Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID -19 fillojnë nga 35 deri në 2000 euro, varësisht nga shkeljet që mund t’i bëhen këtij ligji.

Veç këtyre, policia brenda një dite shqiptoi edhe 810 gjoba për shkelësit e rregullave të trafikut. Ndërkaq në rrugët e Kosovës për gjatë 24 orëve kanë ndodhur 48 aksidente./21Media