Afro 900 raste aktive me koronavirus

Aktualisht janë 872 raste aktive me koronavirus në Kosovë.
Të enjten janë regjistruar 152 raste të reja me koronavirus pas testimit të 5 mijë e 474 mostrave.
Ndërsa, sa i përket vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës deri më tani janë dhënë 1 milion e 683 mijë e 758 doza të vaksinës. Prej këtyre, 786 mijë e 859 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Në Kosovë, të drejtë vaksinimi kanë të gjithë personat mbi 12 vjeç.
Ndërkaq, personat mbi 18 vjeç, që janë imunizuar me dy doza para tre muajsh, kanë të drejtë që të vaksinohen me dozën përforcuese të vaksinës kundër koronavirusit.
Përndryshe, që nga fillimi i pandemisë në Kosovë, 2 mijë e 991 persona kanë humbur jetën nga Covid-19./21Media

Back to top button