Afrona dhe Blero po shijojnë muajin e mjaltit

Afrona dhe Blero po shijojnë muajin e mjaltit

Modelja e njohur, Afrona Dika është një ndër emrat më të njohur të showbizit shqiptar. Ajo tash e sa dite po shijon pushimet me bashkëshortin e saj, këngëtarin e njohur, Blero Muharremi në Hawaii të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Si Afrona ashtu edhe Blero po ndajnë momente të bukura nga muaji i mjaltit me ndjekësit e shumtë. Së fundi ishte modelja ajo që solli një fotografi të bukur, ku shfaqet me bikini. Ajo gëzon forma perfekte trupore, transmeton rtv21.tv

Vlen të theksohet se Blero dhe Afrona u kurorëzuan në muajin shtator në Shëngjin. Dasma e tyre rrëmbeu vëmendje të madhe në mediat rozë./21Media