Modelja e njohur, Afrona Dika është ndër emrat më të njohur dhe të dashur nga publiku. Dika, e cila është bashkëshortja e Blero Muharremit, është bërë e njohur edhe më shumë që nga lidhja me këngëtarin.

Modelja është mjaft aktive në rrjete sociale, në të cilat po publikon imazhe të shumta nga përditshmëria e saj. E kur jemi te këto të fundit, Afrona sot publikoi dy imazh të bukura, në të cilat shihet e veshur në të bardha, shkruan rtv21.tv

Me flokë të lëshuara dhe e veshur bukur, modelja shkëlqen në imazhet e fundit, të cilat i publikoi për 218 mijë ndjekësit e saj në instagram.

Blero Muharremi dhe Afrona Dika janë martuar në vitin e kaluar. Dyshja për ditën e tyre më të rëndësishme kanë organizuar një ceremoni madhështore, e cila është mbajtur në Shëngjin. /21Media