Blero i realizon ëndrrën Afronës...Sa joshëse duket ajo

Blero i realizon ëndrrën Afronës…Sa joshëse duket ajo

Modelja e njohur Afrona Dika, ka realizuar ëndrrën e saj, ajo ka pozuar për fotografin e njohur shqiptar, i cili vepron në Amerikë, Fadil Berisha.

Këtë si duket ia mundësoi i fejuari i saj, Blero Muharremi. Të paktën kjo kuptohet nga një postim bërë më parë në rrjetet sociale, teksa shihet në fotografi me Fadil Berishën dhe në mbishkrim falënderon Bleron, shkruan rtv21.tv

Kujtojmë se çifti në fund të vitit të kaluar ishin në New York, e nga atje edhe Blero publikoi foto me Fadilin për të cilin tha fjalë të mëdha. “Ky eshte njeri shume i madhe,me nje zemer shume te madhe. Fadil Berisha ne te gjithe te duam @fadilberisha thank you 🙌🏻”, ka shkruar Blero.

Punën e realizuar atje , sot e ka bërë publike vet Afrona, e cila në Instagram ka publikuar një fotografi të bërë nga Berisha. Fotografi i njohur ka vënë në pah edhe më shumë bukurinë e modeles shqiptare./21Media