Blero dhe Afrona po bëhen prindër?

Blero dhe Afrona po bëhen prindër?

Gruaja e këngëtarit të njohur, Blero Muharremit, Afrona Dika është ndër femrat më të komentuara në mediat rozë shqiptare, shkruan rtv21.tv

Ajo është shumë e ndjekur dhe aktive në rrjetin social Instagram, ku publikon fotografi të ndryshme nga përditshmëria e saj. Së fundmi Afrona nga ndjekësit e saj ka pranuar pyetje të shumta se a është shtatzënë.

Me imazhin e fundit të publikuar në Instagram modelja ka treguar se nuk është shtatzënë por thjesht ka shtuar disa kilogramë.

“Nuk jam shtatzënë, thjesht kam disa kilogramë më shumë”, ka shkruar Afrona poshtë fotografisë së publikuar në Instagram.

 

View this post on Instagram

 

Dres: @zebrafashion_official Ps: i am not pregnant, I just have a few grams more on my ribs 🤣🤦🏼‍♀️

A post shared by Afrona Dika (@afronadika) on

 Blero dhe Afrona i kanë dhënë fund beqarisë vitin e kaluar, çifti për ditën e tyre më të rëndësishme kishin organizuar një ceremoni madhështore e cila u mbajt në Shëngjin. /21Media