Kryetari i Mitrovicës Agim Bahtiri, sot bëri iftar së bashku me nënën e tij.

Nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Bahtiri tha se nëna e tij e rriti më shumë sakrificë e përkushtim.

I pari i Mitrovicës publikoi dhe disa fotografi ku shihet duke e ushqyer nënën e tij.

Iftar me më të shtrenjtën time, nënën, e cila na rriti me shumë sakrificë e përkushtim. Nuk ka ndjenjë më të bukur, se përqafimi i ngrohtë i nënës, personit më të shenjtë për mua“, shkroi Bahtiri./21Media