Në MPB u bë pranim-dorëzimi i detyrës së ministrit Agim Veliu. Ministri Veliu u shpreh se u rikthye në punë për të vazhduar angazhimin dhe përmbushjen e detyrave në zbatim të programit të Qeverisë së Kosovës. Ai u zotua se do të punojë fuqishëm në arritjen e synimeve për Kosovën.

“Mbetem fuqishëm i vendosur për të punuar fort në arritjen e synimeve për Kosovën, vend i qetë dhe i sigurtë, për luftë pa kompromis ndaj krimit dhe korrupsionit dhe për arritjen e objektivave të vendit tonë për të siguruar anëtarësim të Kosovës në mekanizmat ndërkombëtarë dhe liberalizimin e vizave për qytetarët tanë.”, ka shkruar Veliu në Facebook.

Veliu edhe në Qeverinë Kurti ishte në krye të kësaj ministrie, mirëpo ishte shkarkuar nga ish-kryeministri Albin Kurti, për shkak se u deklarua kundër qëndrimit të tij mbi shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme./21Media