Turizimi po rrënohet çdo ditë e më tepër nga pandemia. Edhe vendasit ngurojnë të lëvizin jashtë vendit për arsye ekonomike por edhe për arsye sigurie. Profesoresha universitare e turizmit Arta Kadriu, thotë se turizmi në përgjithësi është në humbje dhe masat e qeverisë do të duhet që të përkrahin këtë sektor pasi që ata janë para një kolapsi.

“Me që jemi në zhvillim e sipër të kësaj industrie ne sapo kemi filluar një zhvillim të turizmit, hasëm pengesa mjaftë serioze duke pasur ndikim nga Covid 19 . Nëse nuk kemi ndihma nga ana e shtetit është e vështirë se një numër i madh i agjencive turistike hoteleve apo restoranteve të funksionojnë”, tha Arta Kadriu.

Ndërsa nga agjencitë turistike thonë se ata në krahasim me vitet që lam pas, kanë rënë më shumë se 60 përqind e arazhmaneve turistike, ndërsa këtë vit përveç se nuk ka pasur udhëtarë nga vendet e Bashkimit Evropian siç janë mërgimtarët tanë, nuk ka pasur as persona të vendit që kanë shkuar në pushime turistike përpos në Shqipëri dhe Turqi. Sipas tyre nëse qeveria nuk përkrah agjencitë shumë prej tyre do të mbyllen.

“Sivjet lëvizje ka pasur shumë pak se puna jonë lidhet me turizmin dhe mërgimtarët dhe ata sivjet kanë ardhur 15 apo 20% dhe jo përnjëherë por në periudha të ndryshme kohore dhe tash vazhdojnë me numër të ulët dhe ne si agjenci por edhe agjencitë e tjera në përgjithësi janë në buzë të greminës, punojmë vetëm për të mbijetuar, tani për tani për të shkuar një turist vetëm me pasaportë e ka të pamundur, duhet të rregullohen dokumentacione, por edhe me dokumentacione e kanë shumë të vështirë”, thonë nga një Agjenci turistike.

“Ka shkaktuar shumë ulje gjatë vitit 2020 ka pasur mbi 50-60%, ka pas shumë ulje të aranzhmaneve dhe biletave dhe ajo që është më e keqja se të jashtmit nuk kanë ardhur gjatë pushimeve”, theksojnë nga një Agjenci turistike.

Gjatë verës, turistët ga Maqedonia kishim mundësi që pa teste PCR-së të udhëtonin vetëm në Shqipëri dhe Turqi ndërsa shumica e shtetasve të Maqedonisë nuk kanë udhëtuar jashtë vendit shkaku i izolimit disaditor që kërkonin shumica e shteteve të BE-së. Edhe Maqedonia i izolonte ata që vinin jashtë vendit duke i vendosur për 2 javë nëpër nëpët hotele./TV21