Agjenti i Philippe Coutinho i ka thënë TalkSport se braziliani do të mbetet në Barcelonë dhe është pjesë e planeve të trajnerit të ri Ronald Koeman.

Coutinho është nënshkrimi rekord i klubit i Barça me 160 milion euro, por sezonin qw shkoi kaloi në huazim në Bayern Munchen. Sidoqoftë, ai është përsëri në Katalonjë dhe po stërvitet edhe një herë me Barçën, përcjell portali rtv21.tv

Agjenti i tij, Kia Joorabchian tha “po” kur u pyet nëse e ardhmja e e klientit të tij është tani me Barca, pavarësisht se kërkohej për një transferim më herët gjatë verës.

“Koeman e thirri atë menjëherë pas fitores në Ligën e Kampionëve me Bayern, ditën tjetër, dhe i tha atij se ai ishte  në planet e tij dhe do të donte që ai të kthehej,” tha Joorabchian.

“Ai duhej të kthehej më 7 shtator, por në të vërtetë ai u kthye në fillim të shtatorit sepse nuk donte të humbte vrullin dhe palestrën e tij”./21Media