AGK e shqetësuar për hapjen televizionit nga Vetëvendosje
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës tha sot se e ka pranuar me shqetësim hapjen e televizionit të ri online, TVV, të drejtuar nga Lëvizja Vetëvendosje.
Themelimi i një mediumi televiziv nga një parti politike, sipas AGK-sës është i dëmshëm për lirinë e medieve.
“Një formë e tillë e funksionimit të televizionit nuk është gazetari”, thuhet në reagimin e Asociacionit.
Për hapjen e TVV-së nga Lëvizja Vetëvendosje, ka reaguar edhe Federata Evropiane e Gazetarisë.
“Televizioni i ri online TVV në Kosovë, është i krijuar drejtpërdrejtë nga një parti politike. Kjo nuk është gazetari. Kjo është propagandë në shërbim të politikanëve”, thuhet në reagimin e Federatës.
“AGK i bashkohet reagimit të EFJ-së, duke theksuar se hapja e një televizioni të tillë është i dëmshëm dhe i papranueshëm për lirinë e medieve dhe për një shtet demokratik“, përfundon reagimi i AGK-së.