AGK i reagon Sveçlës: Gjuhë e rrezikshme ndaj gazetarëve

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar ndaj postimit të Ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla, publikimet të përgjimeve në media i lidhi me luftën hibride nga Serbia.

AGK vlerëson se Sveçla ka përdorur gjihë të rrezikshme dhe të papranueshme në derejtim të mediave dhe gazetarëve.

“Ministri Sveçla insinuon se audio-incizimet e Shefes së Grupit Parlamentar të partisë së tij, Mimoza Kusari Lila me ish-deputetin e Srpskas, Simiq u janë dhënë medieve kosovare nga presidenti serb, Vuçiq. Ministri gjithashtu akuzon gazetarët Berat Buzhala dhe Vehbi Kajtazi për organizimin e protestës së veteranëve. Gjuha e tillë rrezikon sigurinë e gazetarëve të përmendur dhe është pjesë e tentimit të vazhdueshëm të pushtetit për të frikësuar mediet. “, thuhet në reagimin e AGK-së./21Media

Back to top button