Sot ka vdekur gazetari i njohur, Llukman Halili.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK),u ka shprehur ngushëllime familjarëve, miqve dhe kolegëve për vdekjen e tij duke thënë se Halili pati një karrierë shumëvjeçare në gazetarinë politike, si dhe ka qenë korrespodenti i parë i Radio Televizionit të Prishtinës nga Palestina.

“Ai ka dhënë kontribut në fushën e gazetarisë dhe informimit për ngjarjet që kanë ndodhur në vend. I ndjeri para luftës ka punuar si gazetar në Radio Zagreb, në gazetën “Bota Sot”, ndërsa së fundi ishte profesor në Universitetin e Varshavës”, thuhet në shkrimin e AGK-së.

Publicisti Llukamn Halili përpos që punoi në disa redaksi si gazetar ishte edhe bashkautor (me Blerim Shalën) i librit “Unë, Ramiz Alia dëshmoj për historinë” botuar nga Zëri në vitin 1993./21Media