Një presion i madh është duke u bërë drejt drejtuesve të 12 klubeve të cila themeluan Superligën Evropiane pa u dakorduar me UEFA-në dhe FIFA-në.

Disa prej klubeve kryesor tashmë raportohet se janë duke përgatitur dokumentacionin për t’u larguar nga kjo garë e re, por kjo nuk po kalohet lehtë nga drejtuesit e tyre të cilët fillimisht u pajtuan me këtë ide.

Tani, pasi u raportuar se nënkryetari i Manchester United Woodëwaard ka dhënë dorëheqje, një veprim të tillë do ta bëjë së shpejti edhe presidenti i Juventusit Andrea Agnelli.