Agnesa Vuthaj dhe Ariana Fejzullahu shkëlqejnë me veshje tradicionale
12 Qershor 2020
Bukuroshja shqiptare, Agnesa Vuthaj ka realizuar fotosesion me veshje tradicionale. Krah saj shfaqet edhe Ariana Fejzullahu, gruaja e këngëtarit të mirënjohur, Ermal Fejzullahu.
Dy bukuroshet kanë rrëmbyer vëmendje të madhe me dukjen e tyre, teksa paraqitnin veshjet tradicionale të Kosovës, të punuara aq bukur.
Si Agnesën ashtu edhe Arianën i keni parë shpesh edhe në fotosesione të tjera të realizuara qoftë edhe me veshje tradicionale. Edhe këtë herë po shkëlqejnë me dukjen e tyre./21Media