Agnesa Vuthaj feston ditëlindjen, kjo është mosha e saj
8 Shkurt 2020
Ditë e veçantë për Agnesën
Ditë e veçantë për Agnesën
Bukuroshja shqiptare, Agnesa Vuthaj sot feston 34-vjetorin e lindjes, shkruan rtv21.tv
Me këtë rast ajo ka realizuar një fotosesion, të cilin e ka publikuar në Instagram. E shtrirë në shtrat dhe veshur me fustan të kuq ajo duket mjaft bukur dhe tërheqëse, teksa pranoi urime të shumta nga ndjekësit.
Kujtojmë se, Agnesa së fundmi është bërë pjesë e një projekti bashkë me emra të njohur të Miss Globe. “I’m standing with you”, kënga e Warren Diane, këndohet në gjashtë gjuhë, flitet në 15 dhe shkruhet në 23. Në shqip interpreton modelja Agnesa Vuthaj.
Ndryshe, sa i përket jetës private, Agnesa Vuthaj vazhdon të deklarohet se ende është beqare./21Media