Agnesa Vuthaj flet për jetën në karantinë
29 Mars 2020
Vuthaj: Jam munduar të qëndrojë pozitive
Vuthaj: Jam munduar të qëndrojë pozitive
Modelja e mirënjohur shqiptare, Agnesa Vuthaj në një lidhje direkte në “1 Kafe prej Shpisë” në RTV21 tregoi se si po i kalon ditët në karantinë. Bukuroshja shqiptare u shpreh se gjatë kësaj kohe po lexon, gatuan, po shikon filma.
Vuthaj tha se këtë periudhë, ndonëse e vështirë po mundohet ta marrë me pozitivitet.
“Po mundohem ta shoh me pozitivet, shpresoj që është një situatë që do të mbarojë shpejtë. Edhe në fund të fundit jemi të gjithë njësoj, nuk është që dikush po del jashtë. Jemi të gjithë brenda, jemi të gjithë bashkë”, deklaroi mes tjerash ajo./21Media