Agnesa Vuthaj është ndër emrat e njohur të showbizit shqiptar. Vuthaj, e cila njihet edhe si ikona e bukurisë shqiptare, së fundmi ka folur për jetën e saj private.

Ajo ka deklaruar se është njoftuar apo ka pasur lidhje me meshkuj, që nuk kanë qenë pjesë e showbizit, sepse, siç ka thënë ajo, për të ka qenë më e thjeshtë.

Ish Miss Kosova gjatë një interviste televizive ka deklaruar se gjithmonë ka pasur lidhje shumë të shkurta dashurie, derisa ka shtuar se lidhja e saj më e gjatë ka qenë rreth një vjeçare.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Agnesa Vuthaj (@agnesavuthaj)

Agnesa Vuthaj në vitin 2003 ka fituar kurorën e Miss Kosovës, ndërsa vetëm një vit pas ka rrëmbyer edhe kurorën e më të bukurës në Shqipëri. Bukuroshja Vuthaj në vitin 2004 ka përfaqësuar Shqipërinë në “Miss World”, kurse në 2005 në “Miss Universe”. /21Media