Filmi Agnus Dei ka marr ftesa edhe për disa festival të rëndësishme

Filmi Agnus Dei ka marr ftesa edhe për disa festival të rëndësishme

Në edicionin e dytë të European Cinematography Awards që mbahet në Warszaw të Polonisë, filmi kosovar AGNUS DEI me skenar e regji të Agim Sopit, ka fituar Çmimin e regjisorit më të mirë.

Filmi më i mirë i këtij edicioni është shpallur filmi Asphyxia i regjisores italiane Alessandra Angeli, filmi më i mirë i shkurtër “The sky is blue everywhere” i regjisores amerikane Gina Wenzel, kurse filmi më i mirë dokumentar, është shpallur filmi australian “Return to Bosnia” i regjisorit Wes Geen.

Javën e fundit, filmi Agnus Dei ka marr ftesa edhe për disa festival të rëndësishme si:
Eurocinema Film Festival – Geneva, Austria International Film Festival – Vienna, Malta Film Festival- Malta, Heerlen International Film Festival – Limburg, Festival Internacional de Cine de Autor – Guadalajara, etj.