Sergio Aguero pret që Lionel Messi të nënshkruajë kontratë të re me Barcelonën dhe nuk beson se do t’i bashkohet atij në Manchester City

Sergio Aguero pret që Lionel Messi të nënshkruajë kontratë të re me Barcelonën dhe nuk beson se do t’i bashkohet atij në Manchester City

Spekulimet lidhur me të ardhmen e futbollistit argjentinas vazhdojnë, ndërkohë që ende nuk dihet nëse Messi do të vazhdojë të qëndrojë në Barcelonë edhe pas skadimit të kontratës më 2018.

Aguero ka deklaruar për agjencinë kineze të lajmeve Xinhua, se nuk ka ekip në botë që nuk do të dëshironte të ketë Messi në radhët e veta.

“Por, unë mendoj se ai po kalon shumë mirë te Barcelona. Kështu që mendoj se ai do të qëndrojë atje deri në fund të kontratës, pasi që ai është ngritur me Barcelonën dhe është bërë njëri nga lojtarët më të mirë në botë”, ka thënë ai.