Argjentinasi dëshiron të luajë përkrah Messit.

Sergio Aguero do të nënshkruaj kontratën dy vjeçare që ia ka ofruar Barcelona, vetëm nëse Lionel Messi qëndron në “Camp Nou”, raporton “AS”.

Sulmuesi i Manchester Cityt do të jetë si lojtar i lirë në fund të këtij sezoni, dhe është duke e pritur vendimin e Messit nëse do të vazhdoj të ardhmen e tij me gjigantit e La Ligas, para se të vendos për të ardhmen e tij.

Aguero, i cili që prej transferimit nga Atletico Madridi tek Manchester City në sezonin 2011/12, ka regjistruar 385 paraqitje për klubin anglez, duke shënuar 257 gola dhe duke asistuar në 73 prej tyre.