Ahmetaj për liberalizim duhet të ratifikohet Demarkacioni

Ministrja e Integrimeve Evropiane të Kosovës, përsëriti se për liberalizim duhet të ratifikohet Demarkacioni

Në mbledhjen e Komisionit Parlamentar për Stabilizim – Asociim të mbyllur për medie kanë raportuar i ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, ministri për Zhvillim Ekonomik, Blerand Stavileci, ministrja e Integrimeve Evropiane, Mimoza Ahmetaj si dhe ministrja e Drejtësisë Dhurata Hoxha.

Kryetari i këtij Komisioni, Xhavit Haliti theksoi se qëllimi i këtij takimi ishte raportimi i këtyre  ministrave për integrime evropiane për të arriturat në fushat përkatëse.

Dhurata Hoxha theksoi se në këtë takim është diskutuar për gjendjen e burgjeve në Kosovë, me këtë rast ajo tha se ende nuk ka ndonjë raport final për rastin e vdekjes së Makollit në paraburgim.

Mimoza Ahmetaj tha se ka të arritura në fushën e integrimeve evropiane, por sipas saj demarkacioni duhet të ndodhë që të ketë Kosova liberalizimin./21Media

Back to top button