Ahmetaj: Qeveria e përkushtuar për zbatimin e reformave evropiane

Apostolova dhe Ahmetaj pjesë e aktiviteteve për Ditën e Evropës 

Ministrja e Integrimeve Evropiane, Mimoza Ahmetaj tha se Qeveria e Kosovës dhe ministria që ajo drejton janë të përkushtuara për zbatimin e reformave evropiane dhe se sipas saj procesi integrues i Kosovës është në rrugë të mirë.

Ajo këto komente i bëri me rastin e shënimit të Ditës së Evropës- 9 Majit, në një aktivitet të organizuar në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, në të cilin morën pjesë edhe përfaqësuesja e Posaçme e BE-së, Nataliya Apostolova, si dhe qytetarë të shumtë.

Nga ana e saj, Apostolova duke vlerësuar këtë Ditë të Evropës tha se Kosova ka të ardhme evropine dhe integruese./21Media

Back to top button