Ahmeti: Duhet të jemi bashkë, tjetër prioritet pos luftës ndaj virusit nuk kemi

Ahmeti: Duhet të jemi bashkë, tjetër prioritet pos luftës ndaj virusit nuk kemi

Kryetari i Komunës së Prishtinës, ka njoftuar se komuna ka blerë edhe një sasi të konsiderueshme të materialeve mbrojtëse për punëtorët shëndetësorë dhe punëtoret e administratës.

“Nuk do të lëjmë asnjë punëtorë pa mbrojtje. Dhe nuk do të bëhemi barrë shtesë për nivelin qendror”, ka bërë të ditur Ahmeti.

Apeli i Ahmetit te institucionet qendrore është për më shumë koordinim. “Centralizimi i të gjitha gjërave nuk është i mirë në luftëra të tilla. Duhet të jemi bashkë, tjetër prioritet pos luftës ndaj virusit nuk kemi. Së paku mund të flas në emër të krejt kryetarëve të komunave në Republikën e Kosovës”, ka shkruar Ahmeti në Facebook./21Media