Këngëtari i mirënjohur, Sabri Fejzullahu sot u nderua me “Çelësin e Prishtinës” nga kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Artistit të njohur, kjo mirënjohje iu dha me rastin e Ditës së Çlirimit të Prishtinës, për kontributin e dhënë në karrierë për vite me radhë.

Përmes një postimi në Facebook, i pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti tha se Sabriu për 55 vite karrierë i dhuroi aq shumë Prishtinës dhe uron që të vazhdojë edhe për shumë vite tjera.

“Çelësin e Prishtinës” në Ditën e Çlirimit ia dorëzuam Sabri Fejzullahut që përgjatë 55 viteve karrierë i dhuroi aq shumë gëzime, përjetime e kujtime të paharruara Prishtinës. Axha Sabri, urojmë që edhe shumë vite të i këndosh Prishtinës që aq shumë e do!”, ka shkruar ndër të tjera Ahmeti në Facebook. /21Media