Situata në Klinikën Infektive dhe në spitalet e tjera të Kosovës po vazhdon të jetë e rënduar.

Infektologu, Dr. Salih Ahmeti në një intervistë për emisionin “Për ditë të mbarë” në RTV21 u bëri thirrje qytetarëve që të jenë të kujdesshëm dhe t’i respektojnë masat për parandalimin e koronavirusit, duke theksuar ekzistencën dhe rrezikshmërinë e tij.

Ahmeti tutje theksoi se janë diku 10% e stafit mjekësor të infektuar me Covid-19, duke thënë se kjo po e rëndon situatën.

Infektologu për RTV21 u shpreh se numri i rasteve është rritur për shkak të përceptimit të gabuar, por edhe teorive konspirative kinse virusi nuk ekzison.

Ndërsa, sa i përket masave të vendosura nga Qeveria e Kosovës për të parandaluar përhapjen e virusit ai u shpreh se efektet do të vërhen pas një jave.

Deri më 15 korrik numri total i rasteve pozitive është 5.237 me gjithsej 114 raste të vdekjes, të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese dhe 2.462 të shëruar./21Media