Ahmeti diskuton me ambasadorin e ri të Australisë për anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Kreshnik Ahmeti, ka pritur sot në takim ambasadorin e ri jorezident të Australisë për Kosovën, Richard Rodgers.

Ahmeti njoftoi ambasadorin Rodgers mbi përparimet e Kosovës në demokraci, drejtësi, zhvillim ekonomik dhe sundim të ligjit.

Dyshja diskutuan mbi synimet e Kosovës për anëtarësim në organizata ndërkombëtare, me ç’rast Ahmeti falënderoi ambasadorin Rodgers për mbështetjen e përhershme të Australisë si në marrëdhëniet bilaterale, ashtu edhe në rrafshin multilateral.

Ahmeti uroi ambasadorin Rodgers për detyrën e tij të re, duke i shprehur vullnetin e institucioneve të Republikës së Kosovës për t’u angazhuar në forcimin e mëtutjeshëm të raporteve tashmë të shkëlqyera mes të dyja vendeve. /21Media

Back to top button