"Nuk pres që të kemi probleme sot ose nesër"

“Nuk pres që të kemi probleme sot ose nesër”

Gjatë ditës sotme në Prishtinë pritet të testohen 10 deri 15 persona si të dyshuar për Covid-19. Këtë e bëri të ditur kryetari i kryeqytetit, Shpend Ahmeti gjatë të shpërndarjes së disa pakove ushqimore

“Sot e kemi një listë të re testimeve që na ka dërguar IKShP ne do të bëjmë punën tonë. Zakonisht po janë nga 10-15 që ne të marrim një strisho në tendat e QKMF-së”, tha ai.

Ahmeti tha se nuk pret që në dy-tri ditët e ardhshme Prishtina të ketë probleme me pandeminë. Por, kjo sipas tij nuk do të thotë të relaksohemi.

“Nuk pres që të kemi probleme sot ose nesër. Po kjo nuk thotë se duhet të relaksohemi”, shtoi Ahmeti.

Në Kosovë nga koronavirusi kanë vdekur 9 persona, të infektuar janë 423, ndërsa, janë shëruar 71.