Ahmeti: Prej të hënës masa të reja

Ahmeti: Prej të hënës masa të reja

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka dhënë detaje për gjendjen e krijuar pas vendimit për futjen në karantinë të Prishtinës.

Ahmeti ka bërë të ditur se edhe nesër vlen qarkullimi i lejuar brenda Prishtinës deri në ora 17:00 për ata që kanë nevojë të dalin.

“Për shkak të numrit të testeve pozitive sot, Ministria e Shëndetësisë ka marr vendim me e fut Prishtinën në karantinë. Pas pak do të kemi edhe më shumë detaje se ku do të bllokohen hyrje daljet për në Prishtinë. Në ato hyrje/dalje mund të kalohet vetëm me leje speciale nga MPB.  Edhe nesër vlen qarkullimi i lejuar brenda Prishtinës deri ne ora 17 për ata që kanë nevojë të dalin. Prej të hënës Ministria e Shëndetësisë ka paralajmëruar masa tjera që vlejnë për krejt territorin e Republikës së Kosovës. Besoj që ato masa do ti shpjegojnë në ora 12:00, nesër e diele”, ka shkruar Ahmeti në Facebook./21Media