I pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se janë duke pritur leje për t’i marrë testet serologjike nga terminali doganor në Kosovë.

Ahmeti përmes një postimi në llogarinë e tij “Facebook” ka thënë se testet do të përdorën në QKMF-të e Prishtinës.

“Testet serologjike bëjmë tërë kohen dhe janë standarde. Ndryshojnë reagensët. Edhe më tutje nuk e kuptoj pse qeveritë i kanë ndaluar. Për asgjë tjetër do ta kemi informaten më të mirë rreth perhapjes se virusit dhe imunitetin e ndërtuar”, ka shkruar Ahmeti duke theksuar se jemi i vetmi vend me vendime të tilla.

Prishtina ka porositur 15 mijë teste serologjike./21Media