Pas vendimit të Qeverisë që i obligon qytetarët të përdorin maska në ambientet publike, i pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti falënderoi të gjithë duke thënë së sot rreth 90% e qytetarëve ishin me maska.

“Sot në disa rrugë të Prishtinës, 90 përqind me maska. Falemnderit të gjithëve. Përvec që po e ruani vetën, kjo është kujdes ndaj të tjerëve. Mjekët po rrezikojnë jetën e vet për çdo ditë nga më shumë se 10 orë në ditë, e prej neve kërkohet një maskë. Falemnderit edhe njëherë!”, ka shkruar Ahmeti në logarinë e tij “Facebook”.

Me qëllim të parandalimit të përhapjes dhe kontrollit të infeksionit COVID-19 është për obligimin e të gjithë banorëve të Republikës së Kosovës që të bartin maskat për fytyrë në të gjitha aktivitetet jashtë shtëpive/banesave të tyre, si dhe të mbajnë distancë fizike prej 2m në ambiente të përbashkëta jashtë shtëpive/banesave të tyre. Vendimi obligon gjithashtu që të gjitha institucionet publike dhe private të mbajnë dezinfektues për duar dhe maska për fytyrë në vende të qasshme, në hyrje të objektit, të cilat mund të shfrytëzohen nga punëtorët e institucioneve dhe vizitorët./21Media