Sot në nivel të vendit janë regjistruar tri raste të reja me koronavirus. Të tri rastet janë konfirmuar në Komunën e Prishtinës.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë të ditur se tre personat e infektuar sot janë familje e personit të infektuar dje.

“3 raste te reja në Prishtinë, e që është familja e rastit dje. Në këtë fazë të relaksimit, fokusi duhet të jetë na pajisjet si maskat e edhe dorëzat. Sot në Prishtinë i kemi gjithsejt 15 raste aktive, të gjitha në gjendje të mirë”, ka shkruar Ahmeti në Facebook./21Media