13 raste me koronavirus në Prishtinë

13 raste me koronavirus në Prishtinë

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka konfirmuar se 91 raste janë me koronavirus në Kosovë. Prej tyre janë 13 nga Prishtina, të cilat sipas kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti janë raste kontakti ose të ardhura nga jashtë.

Përmes një shkrimi në Faceboook, Ahmeti edhe njëherë u ka kërkuar qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi.

“E dijmë që janë ditë të vështira këto, por ndoshta periudha e ardhshme është tre herë më e rëndësishme. Nuk bën të lejojmë rritjen eksponenciale të rasteve. Këtë e kemi në dorë, #bashkë. Vec #rriNshpi!”, shkroi ai në Facebook.

IKSHPK-ja njoftoi se që nga data 08.02.2020 deri me 28.03.2020, janë testuar gjithsej 1.037 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, pozitive rezultojnë gjithsej 91 raste me një rast të vdekjes i një të moshuari 82 vjeç./21Media