Kryetari i Prishtinës nderoi dëshmorët

Kryetari i Prishtinës nderoi dëshmorët

I pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka bërë homazhe te varrezat e dëshmorëve të Prishtinës, në emër të familjarëve të tyre. Përmes një shkrimi në Facebook, Ahmeti u shpreh se sot, në kushte normale do të ishin me familjet e dëshmorëve dhe shoqatat e dala nga lufta për të nderuar dëshmorët e Prishtinës në ditën e tyre. Por për shkak të pandemisë, ata s’mund të jenë të pranishëm.

“Por në kushte pandemie, ata nuk mund të jenë në homazhe. Por në emër të familjeve e shoqatave, e në emër të Komunës, respektuam më të dashurit tonë. Respekt e përulje të përjetshme! Qëndron Kastrati, e di që je i zënë me pandemi në Dardanë. Në emër tëndin e të familjes, vendosa një lule te varri i babait tënd!”, shkroi Ahmeti./21Media