Vitija pranoi se komunikimi i tyre me kryetarin Shpend Ahmeti kohët e fundit nuk ishte i rregullt

Vitija pranoi se komunikimi i tyre me kryetarin Shpend Ahmeti kohët e fundit nuk ishte i rregullt

Dy drejtorë të komunës së Prishtinës janë shkarkuar nga kryetari Shpend Ahmeti. I treti nuk është shkarkuar po ka zgjedhur që të largohet vet nga ky post.

Të shkarkuarit e kanë quajtur qyqar Ahmetin për veprimin që ka bërë duke thënë se nuk ua ka dhënë vendimin vetëm ka deklaruar publikisht se i ka shkarkuar.

Tashmë ish drejtori i Shëndetësisë, Arben Vitija pranoi se komunikimi i tyre me kryetarin, Shpend Ahmeti kohët e fundit nuk ishte i rregullt. Sipas tij, Ahmeti ka kohë që nuk u përgjigjej në emaile.

Ata dolën në një konferencë dhe thanë se Ahmeti nuk i kishte 5 minuta kohë të fliste me ta për këtë çështje.

Ndërsa, Nora Kelemendi tha se Ahmeti e kishte të vështirë të ballafaqohej me ta.

E Yll Rugova tha se po shikojnë t’i largojnë Vetëvendosjen nga aty në mënyrë që të bëhen koalicione të tjera. Ai deklaroi se nuk është shkarkuar, por nuk do qëndrojë në postin e drejtorit të kulturës.