Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti i ka uruar kryetarit të LDK-së Isa Mustafa shërim të shpejtë nga Covid-19.

“Edhe për Covid edhe për Hagë nuk po mund të paramendoj se dikush mund ti uroj vdekjen apo fatkeqësi tjetër dikujt për shkak se e ka kundërshtar politik. Nuk po them se secili duhet të brengoset për shëndetin e Isa Mustafes, por mosbrengosja dallon prej urimit për më vdek prej sëmundjes. Kundërshtari mundet ndryshe, jo me dëshirë eliminimi. Zotit Mustafa dhe të tjerëve të prekur nga virusi ju uroj shërim të shpejtë!”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

Edhe për Covid edhe për Hagë nuk po mund të paramendoj se dikush mund ti uroj vdekjen apo fatkeqësi tjetër dikujt për…

Posted by Shpend A. Ahmeti on Friday, 10 July 2020

Në Kosovë deri më tani janë konfirmuar 4.307 raste me Covid-19, prej tyre 94 persona kanë vdekur dhe 2.095 janë shëruar./21Media