Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka uruar Qeverinë e re të Kosovës.

Ahmeti është shprehur skeptik për premtimet e Qeverisë Kurti.

“Urime Qeverisë së re të Republikës së Kosovës! Jo pse pajtohem me politikat por për shkak se vullneti i qytetarëve duhet të jetësohet. Se a janë emrat e ministrave të duhur, do të kemi mjaftueshëm kohë të vlerësojmë. Ne që jemi në institucione kemi adresë të qartë për funksionimin e shtetit, ndërsa qytetarët – edhe ata që e kanë votuar edhe ata që nuk e kanë votuar- do të kenë adresë për kërkesat e tyre dhe mund të kërkojnë përgjegjësi. Nga ajo çka dëgjova në prezantimin e Kryeministrit Kurti dhe duke ditur situaten financiare sot dhe potencialin nesër jam skeptik për realizimin e tyre. Nuk ka nevojë me i rrit pritjet edhe më shumë. Kësaj radhe vetëm për mundësitë financiare edhe pse nuk pajtohem për disa nga politikat. Por, do ti gëzohesha shumë realizimit të disa prej tyre. Megjithatë, sot, uroj punë të mbarë!”, ka shkruar Ahmeti në Facebook./21Media