Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti nga Tetova tha se partia e tij është fituese absolute e këtyre zgjedhjeve. Ai tha se partia e tij ka siguruar 100 mijë vota dhe 12 mandate.

Mes tjerash Ahmeti falënderoi të gjithë qytetarët të cilët sot edhe përkundër epidemisë më korona virusin kanë dal të votojnë.

“Në këtë ngjarje kaq të rëndësishme unë dua të ju kumtoj juve se shqiponjat u kthyen në folen e tyre. Dua të falënderoj të gjithë qytetarët që në këto rrethana pak sa të vështira ju përgjigjën thirrjes për dalje në zgjedhje”, tha mes tjerash Ahmeti,./TV21