Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti ka thënë se Kosova është vonuar në intervenimin ekonomik pas izolimit për shkak të pandemisë Covid-19.

Sipas Ahmetit, për të intervenuar në ekonomi nuk do të duhej domosdoshmërisht të pritej rihapja e plotë e vendit.

Ahmeti këtë e ka thënë përmes një postimi në Facebook pas publikimit të rezultateve për ditën e djeshme ku në Prishtinë dje asnjë rast nuk ka rezultuar pozitiv.

“0 (zero) raste në Pr! Shumë vonë jemi me intervenimin ekonomik! Nuk do të na duhen partitë në qoftë se humben mbi 50 mijë vende të punës. Sic do të thoshte Bill Clinton “its the economy s…””, ka shkruar Ahmeti në Facebook. /21Media