Kryetari i Prishtinës ka bërë një deklarim në lidhje me fillimin e testimeve të paralajmëruara për koronavirus nga dita e nesërme.

Ahmeti përmes një postimi në Facebook ka sqaruar se testimi serologjik me gjak nuk e zëvendëson testimin PCR dhe testimin që momentalisht bëhet në IKSHPK.

Testimi serologjik (me gjak) ELISA është test që mat antitrupat. Pra në qoftë se virusi ka sulmuar trupin, trupi i kundërpërgjigjet me mbrojtje (antitrupat) dhe ekzistenca e tyre dëshmon që jeni prekur nga virusi. Meqenëse antitrupat paraqiten në fazë të ndryshmë të infektimit është e pamundur të verifikohet me saktësi se a e keni momentalisht. Prandaj, ky test NUK e zëvendëson testimin PCR dhe testimin që momentalisht bëhet në IKSHPK. Por tregon mjaftueshëm informatë për imunitetin e ndërtuar dhe po ashtu për të vërtetuar që nuk e keni pas në të kaluarën’‘, ka shkruar ndër të tjera Ahmeti.

I pari i Prishtinës, ka rikujtuar se këtë test nga nesër e bën Komuna e Prishtinës në një lokacion pasi të referohet nga mjekët e QMF-së./21Media