Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë të ditur se ditëve të ardhshme do të fillojë procesi i ndarjes së granteve për mikrobizneset dhe bizneset e vogla, të cilat janë prekur nga pandemia.

Ahmeti ka thënë se janë ndarë 5 milionë euro për t’u dalë në ndihmë mikrobizneseve dhe bizneseve të vogla dhe se i gjithë procesi i ndarjes së mjeteve financiare do të jetë transparent – online.

Ai po ashtu ka bërë të ditur se Komuna e Prishtinës ka ndarë një fond prej 100 mijë eurosh për mediat që janë në kryeqytet, duke pasur parasysh se raportimi dhe gazetaria janë tepër të rëndësishme dhe vështirësitë financiare nuk mund të jenë arsye e mbylljes për shumicën prej tyre në këtë kohë.

Komisioni për ndarjen do të jetë me shumicë nga vetë përfaqësuesit e këtij grupi me përfaqësuesit e të cilëve jam takuar javën e kaluar”, ka shkruar Ahmeti.